Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të nis Taskë-Forcën për kërkim-shpëtim drejt Kroacisë pas termeteve që ndodhën dy ditët e fundit atje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë që edhe kombi ynë ka kaluar në situata të tilla.
“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.
Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve. Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima.