Haradinaj: Kërkesa e familjes Dehari do të realizohet

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 17:17 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, është zotuar se rasti i tij do të ndriçohet dhe se çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet.

“Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet. Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. Drejtësia për Astritin do të ndodhë”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

EDHE UNË JAM ASTRITI

Bashkëndjej me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e poashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari. 

Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet. Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. Drejtësia për Astritin do të ndodhë!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme