Ramush Haradinaj në takimin e sotëm tek familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova ka kërkuar mbështetje për nominimin e tij për kryeministër dhe e ka marrë këtë mbështetje.
Kështu thotë Blerim Kuçi, sekretar organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ishte pjesë e takimit të sotëm në mes Haradinajt dhe deputetes, Teuta Rugova, dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
“Këto dy familje, Rugova-Haradinaj kanë raporte të veçanta dhe shpesh kanë ditur të marrin vendime me rëndësi për Kosovën. Në këtë frymë ka shkuar sot në këtë vizitë Haradinaj, Aty ka kërkuar dhe ka marrë përkrahjen për nominimin e tij për kryeministër”.
Sipas Kuçiqt “kjo traditë e ka një histori që fillon nga 2004. Në vitin 2004 Rugova ia ka dhanë përkrahjen për kryeministër. Ka qenë atëherë një shpresë që situata do të kthehej për mirë. Këtë shpresë e ka konfirmuar Haradinaj në atë 100 ditëshin e tij”.
“Këto familje funksionojnë jashtë kornizave partiake”, pohoi Kuçi.