Kryeministri, Ramush Haradinaj ka mbledhur në takim kryetarët e komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.
Këtu ai ka përmendur luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Haradinaj ka kërkuar nga kryetarët e komunave mbështetje në plotësim të kushtit të fundit për heqjen e vizave, raporton Ekonomia Online.
“Lufta kundër korrupsionit interes i yni edhe i BE-së, lidhet me liberalizim ngase jem të vetmit që jemi të izoluar”.
Takimi është iniciuar nga Haradinaj dhe është i pari i këtij lloji. Krejt kjo ka qëllim sipas kreut të ekzekutivit një dialogu të përhershëm në mes të dyja niveleve.
“Kryetaret e komunave kanë punë direkt me qytetarët, e kanë punën me të vështirë sepse pritjet janë të mëdha. Ato mundësi që eksitojnë në Kosovë të mos shkojnë pa u zbatuar. Tani kam disa tema që kam pranuar, tema që me kanë bo me thirr takimin. Në Ferizaj kryetari me kanë tregu që buxheti është i rrezikuar nga përmbaruesi”.
“Gjendje jo të mirë ka pas edhe kryetari i Zubin Potokut. Një temë ishte buxheti, dinamika investime dhe mundësia e modelimit të një marrëdhënie të re për më i kaluar situatë e rënda. Tema e dytë që më ka bë përpjekje të madhe është kërkesa e komunave për toke, Gjilani ka kërkuar tokë për universitetin ‘Kadri Zeka’. Dëshiroj që si kryeministër të kyçem me ju, kemi pas rastin me kryetarin e Prishtinës për Pallatin e Rinisë”.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se këtë vit niveli i granteve ka qenë më i madh dhe se komunat do të jenë të lira që t’i destinojnë të hyrat vetanake të lira.
“Sa i përket çështjeve buxhetore këtë vit niveli i granteve ka qenë më i madh. Duke e ditë nevojën e komunave që kanë nevojë para nuk kemi intervenuar dhe kemi lejuar me shumë grante. Jemi të interesuar të reflektojmë pozitivisht. Të marrim në konsideratë politika të reja. Kemi dhenë fleksibilitet më të madh pa dashtë me zvogëluar transparencën. Ne do të shkojmë një hap tutje në këtë reformë dhe do tu japim liri komunave sa i përket të hyrave vetanake. Një u japim hapësire të plotë edhe në destinimin e të hyrave vetanake”.
Hamza pati një lutje për kryetarët e komunave që marrëveshjet për financim si ajo me shtetin austriak të respektohet, por edhe procedurat për borxhin publik.
Ngase sipas tij, mos kryerja e punëve në komuna ndikon edhe në performancën e Qeverisë, raporton EO.
“Një lutje e kisha pas për kryetarët e komunave, është marrëveshjet për financim. Jemi në fazën finale të marrëveshja me austriake, nëse disa komuna kanë përfituar, komunat tjera të vijnë me studime të fizibilitetit. Kërkojmë të respektohej procedurat për borxhin publik. E fundit është çështja e obligimit të komunave. Komunat kanë obligime edhe për punët e kryera, kjo është problem edhe për komunat, por edhe për neve”.
“Këtë vit kemi 10 mijë nxënës më pak, kjo është dashtë me reflektuar me ul buxhetin, por ne nuk jemi interesuar të ulim buxhetin. Ne si ministri çdo here do të jemi në dispozicion të kryetarëve të komunave”.