Haradinaj kërkon mobilizim për pastrim të përgjithshëm të mbeturinave në vjeshtë

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 10:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjendja e ambientit në Kosovë nuk është e mirë, tha kryeministri Ramush Haradinaj në Konferencën për Zhvillim të Qëndrueshëm.

“Nuk jam i kënaqur me gjendjen që e kemi vetë, edhe pse vetëm dje qeveria që udhëheqi ka aprovu strategjinë, njëkohësisht kemi emëru një koordinator, zotëriun Rugova. Nuk jam i kënaqur dhe nuk mendoj që është gjendja e mirë. Mendoj që është koha e fundit që ta kuptojmë rëndësinë e ambientit”.

Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë që në vjeshtë të bashkohen dhe të bëjnë një pastrim të përgjithshëm të mbeturinave, raporton Ekonomia Online.

“Një punë që du me thanë sot para juve dhe shpresoj që edhe ministrja Albena do të më ndihmojë, shpresoj edhe institucionet e BE-së dhe Amerikës, të gjithë partnerët të bëhen bashkë në vjeshtë ta bëjmë një pastrim gjeneral gjithkund në Kosovë për mbeturinat që janë hudhë qe 20 vjet”.

“Sot ato i shohim dhe me të vërtetë janë turpi jonë. Prej shtatorit kur bjen vegjetacioni kishim mujtë me ba një aksion të përgjithshëm”, shtoi Haradinaj.

Java për Zhvillim të Qëndrueshëm organizohet për herë të parë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Përfaqësuesen e Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID).

Përpos kryeministrit Haradinaj në këtë ngjarje marrin pjesë edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, zv.kryeministri i parë Behgjet Pacolli, Shefja  e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, , ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e shumë personalitete e ekspertë vendës e ndërkombëtarë.

Image may contain: 3 people, people sitting and crowd

 

Të ngjashme