Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë, BE-së, SHBA-së, që të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj thotë se këtë thirrje e bënë në mënyrë që e gjithë infrastruktura, hekurudhore, auto-rrugët, transmisioni i lartë i energjisë që është bllokuar më shumë se një dekadë, të gjitha këto pengesa të hiqen, në mënyrë që shkëmbimet ekonomike dhe të tjera të ndodhin lirshëm.
“I bëjmë thirrje partnerëve tanë, Bashkimit Evropian, ShBA-ve që të na ndihmojnë për atë që nuk është në kapacitetin tonë, që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, në mënyrë që të gjithë infrastrukturën, a janë këto autorrugë tona, a janë hekurudha tona, a është transmisioni i lartë i energjisë të cilën e kemi bllokuar përmbi një dekadë, pra Kosova dhe tregu tjetër në këtë rast Shqipëria. Pra, të gjitha këto pengesa të hiqen në mënyrë që shkëmbimet ekonomike dhe shkëmbimet tjera të ndodhin lirshëm”, tha kryeministri.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në fillimin e punimeve në rrugën “Rruga e tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Lumëmadh–Gojbulë.