Haradinaj kërkon nga ministrat t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 09:59 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj u kërkoi ministrave ta respektojnë Kuvendin e Kosovës. Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai u kërkoi ministrave që t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve për sektorët që drejtojnë.

“Kërkoj nga ju ministra që të gjitha pyetjeve parlamentare që janë për sektorin tuaj, jeni të autorizuar tëu përgjigjeni. Nuk është mirë që në seanca mos me qenë ministri i linjës kur është tema për të, a ka ligje të tij. Respektojeni parlamentin”.

“Sot është rikthye edhe Kuvendi, unë do t’ju bashkohem në orën 10:30, ka ligje bukur të rëndësishme, si ai për liritë fetare”.

Kuvendi sot në rend dite, ndërsa përveç Ligjit për Liritë Fetare do të shqyrtohet edhe Projektligji për Prishtinën dhe ndryshim-plotësimet e Ligjit për Presidentin.

 

Të ngjashme