Ramush Haradinaj ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe familjen e tij për vdekjen e nënës.

Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e nënës së Veselit, teksa ka shkruar se jeta e saj ka qenë plot sfida.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të. Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij! Nëna Ajshe u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme