Ish-kryeministri i Kosovës, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar Senatorin amerikan, Bob Dole duke bërë homazhe pranë bustit të tij në Prishtinë.
Haradinaj ka propozuar që institucionet e Republikës së Kosovës të shpallin ditë zie në nderim të senatorit Dole.
“Përulje me respekt para veprës heroike të Senatorit Bob Dole. Propozoj që institucionet e Kosovës, të shpallin ditë zie në nderim të tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, krahas fotografisë nga homazhet që i ka bërë në mëngjesin e së mërkurës.