Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës duhët të jetë afër njëri-tjetrit për t’u solidarizuar.
“Kjo festë e jona e ka një porosi të mirë, me qenë afër njër-tjetrit për solidaritetin, sakrificën”.
“Populli jonë e ka kultivuar sakrificën në tëra kohërat. Pra edhe në këtë kohë duhet të jemi afër njër-tjetrit. Pra urime dhë gëzim për familjet e juaja!”, ka thënë Haradinaj.