Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë.
Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën.
“Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, ia lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën”, ka shkruar ndër të tjera ai.