Haradinaj: Koordinimi me Millan Radojçiq tregon qartë kah i ka të kthyera antenat kjo qeveri

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të incizimeve ku shefa e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke u koordinuar me Millan Radojçiqin për çështje të ndishme të Kosovës. 

Daut Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se këto incizime tregojnë qartë se kah i ka të kthyera antenat kjo qeveri. 

“Incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij”, ka thënë Daut Haradinaj. 

Të ngjashme