Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Rrustem Berisha, dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral Rrahman Rama, ishin për ngushëllime në familjen Ejupi me rastin e vdekjes, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.
Haradinaj me këtë rast tha se Kosova përherë me nder dhe krenari do ta kujtojë kontributin e Baki Ejupi.
“Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës “- Haradinaj.