Haradinaj: Kosova do ta kujtojë me krenari kontributin e çmuar të Baki Ejupit

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Rrustem Berisha, dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral Rrahman Rama, ishin për ngushëllime në familjen Ejupi me rastin e vdekjes, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.

Haradinaj me këtë rast tha se Kosova përherë me nder dhe krenari do ta kujtojë kontributin e Baki Ejupi.

“Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës “- Haradinaj.

Bashkë me Ministrin Berisha, Gjeneralin Rama dhe kolegë të tjerë, sot ishim për ngushëllim në familjen Ejupi me rastin e…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 31. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme