Kandidati për kryeministër vendi nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se femrat në Kosovë që nga mandati i ardhshëm qeverisës, do të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Tutje në tubimin e radhës të AAK-së me qytetarë, Ramush Haradinaj shtoi se Kosova po ashtu do të ndjek rrugën e miqve të saj për trajtimin e invalidëve dhe veteranëve të luftës, njofton Klan Kosova.
Shembull konkret në këtë rast mori Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa ripërsëriti se pensioni i veteranëve nuk do të nxjerret në krahasim me të drejtën e tyre për punë.
”Femrat do të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme në trajtimin e invalidëve të luftës”.
”E drejta e veteranit është universale, është e garantuar. Kosova do ta ndjek rrugën e miqve të saj për të drejtën e veteranëve. Shembull konkret do të jetë Amerika, ju e dini se çfarë respekti dhe çfarë trajtimi u bënë ShBA-ja veteranëve të tyre”.
”Pensioni i veteranëve nuk do të nxjerrët në krahasim me të drejtën për punë”, tha ai.