Haradinaj: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim bilateral me Hungarinë

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj falënderoi qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, veçmas tani në rrugën e integrimit evropian, investimet direkte në vend dhe mbështetjen në fushën e arsimit, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate për medie nga Qeveria, Haradinaj e informoi për angazhimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane dhe zhvillimin ekonomik, duke kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe këmbimet tregtare.

Nga ana e tij, ambasadori Laszlo Markusz, vlerësoi përkushtimin e kryeministrit Haradinaj dhe të Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe avancimin e Agjendës së Reformave Evropiane, duke premtuar mbështetjen e Hungarisë në këto procese të rëndësishme për Kosovën.

Në takim u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve dhe inicimin e projekteve të tjera bilaterale.

 

Të ngjashme