Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në Ditën Nacionale të Zvicrës ka uruar këtë shtet, sic e ka quajtur mik.
Sipas tij, shteti zviceran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike.
“Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik.
Shteti zviceran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë.
Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë.