Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbështetur fillimin e sulmeve ushtarake të ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, pas dyshimeve se presidenti sirian Bashar al-Assad ka kryer sulm kimik ndaj popullatës civile në vendin e tij, e i cili besohet se ka lënë dhjetëra njerëz të vrarë.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri, transmeton Ekonomia Online.
“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme.
“Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, përfundon shkrimi i Haradinajt.