I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në rajonin e Pejës, në fshatrat Gllogjan i Pejës, Kosuriq, Buqan, Baran, Kryshec e të tjera.
Ai ka bërë homazhe tek komplekset e dëshmorëve, ka takuar qytetarë të shumtë të kësaj zone, më të cilët ka bashkëbiseduar për problemet dhe nevojat e tyre.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Proceset e mëdha dhe synimet tona të përbashkëta kërkojnë rrugë dhe zgjidhje. Ne e kemi zgjidhjen dhe ne e kemi përkushtimin për ta bërë këtë”, ka thënë ai.