Haradinaj: Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit

Prishtinë | 20 Jan 2025 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimet e organizuara në mbarë Kosovën është një shenjë e qartë e refuzimit të izolimit dhe mashtrimeve.

 Ai ka thënë se këta qytetarë janë forca që e shtyjnë AAK-në drejt një “Kosove fituese”, shkruan Ekonomia Online.

Haradinaj ka shprehur angazhimin e tij për një Kosovë të zhvilluar dhe të fuqishme.

137 – Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit!

Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin.

Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!

Jemi bashkë!

Të ngjashme