Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve.
Kryeministri Haradinaj, me këtë rast, tha se qëllimi i kësaj punëtorie është që të mbështes institucionet në zbatim, në mënyrë që udhëzuesi i detajuar të avancojë, duke e krijuar një situatë të re, të të dhënave të qarkullimit të udhëtarëve dhe se të gjitha institucionet, qofshin ato të Policisë, Aeroportit, Aviacionit Civil, Doganave, të jenë pjesë përbërëse.
“Qëllim jonë i përbashkët është ky efekt zingjirorë i cili përfshinë policinë e Kosovës, Doganën dhe institucionet tjera për sundim të ligjit . Policia e Kosovës gëzon besim të lartë, është institucion kredibil ku edhe fillon tërë përpjekja jonë për ta luftuar krimin. Bashkëpunimi në pikat kufitare është i rëndësishëm, dogana ka rol kyç pasi mund të ketë kërcënim Agjencia Kosovare për Inteligjencë është forca bashkuese e agjencioneneve për sundim të ligjin. Në kërcënimet e fundit Kosova s’është imunë siguria jonë varet nga institucionet e zbatimit të ligjit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tha se e mirëpret punëtorinë e sotme për sigurim të udhëtarëve.
“Sistemi jonë i sigurisë është në proces të formimit dhe ne duhet të kujdesemi që ky forcim të ndodhë sa me shpejtë duke përmirësuar performancën e secilit institucion një nga një dhe duke përmirësuar sistemet tona të mbikëqyrjes edhe në pikat hyrse edhe në pikat kufitare. Pasi të kemi përmirësim siguria merr kuptim të plotë dhe siguron rezultate zingjirore dhe secila hallkë duhet të tregojë rezultate”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se si Kosovë japin garancë se do të mbesin në fokusim në sigurinë dhe të dhënat për qarkullimin e udhëtarëve.
Ambasadori i OSBE-së, në Kosovë, Jan Braathu, tha se ky sistem është informacion biografik që pasagjeri i jep aviokompanisë kur ai bën check-in për një fluturim. Kur të ketë sistem API në vend këto të dhëna dërgohen tek autoritetet qeveritare paraprakisht në mënyrë që pasagjerët të mund të kontrollohen para se të hyjnë në kufi.
Më tej ambasadori Braathu, tha se krijimi i një sistemi kombëtar të informatave të pasagjerëve është i detyrueshëm dhe se Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil e ka bërë standard dhe Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka obliguar të gjitha shtetet që të kenë një sistem të tillë. Bashkimi Evropian mandaton shtetet anëtare dhe iu bën thirrje shteteve aspiruese që të mbledhin të dhënat e pasagjerëve në përputhje me direktivën për informatat paraprake të pasagjerëve.