Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur krenar me arritjen e e fundit të Loriana Kuka, e cila fitoi medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj falënderoi Driton Kukajn dhe ekipin e tij, për siç tha ai, lartësimin e emrit dhe imazhit të Kosovës nëpër botë.
“Loriana Kuka, e stolisur me medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Falemnderit Driton Kukajt dhe ekipit të tij, që po na bëjnë krenarë duke e lartësuar emrin dhe imazhin e Kosovës çdokund në botë” ka shkruar Haradinaj.