Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është ndarë aspak i kënaqur me sjelljen e tifo-grupit të Gjilanit, “Skifterët”.
Këta të fundit mbrëmë pas ndeshjes Gjilan-APOEL dogjën flamurin e Greqisë.
Haradinaj tha se djegia e flamujve nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve.