Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kriza me Energjinë Elektrike është situata më e mirë për të kërkuar që në Veri të Mitrovicës të paguhen faturat, shkruan Ekonomia Online.
Ai ka thënë se është koha më e mirë për të vepruartash bazuar në këtë krizë dhe milionat që po i jep Kosova.
“Është e rëndësishme ta shfrztëzoni këtë krizë energjetike, ta shfrytëzoni koston e naltë të krizës e të filloni me shtri autoritetin në Veri për me u pagu rryma. Pra e keni një arsye mjaft të qëndrueshme që ti jepni një datë të caktuar shembull një shkurt a një prill a një mars dhe të filloni me jav dërgu faturat atzre njerëzve. E keni kohën më të mirë të mundëshme me vepru tash bazuar në këtë krizë dhe milionat që po i jepim”, tha Haradinaj.