Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot Fadil Vokrrin në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Vokrri dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun.
“Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun.
Sportin tonë sot bota e njeh përmes punës së palodhshme të Fadil Vokrrit. Jemi në FIFA e UEFA, falë tij. Fadil Vokrri është frymëzimi i sportistëve sot, i atyre nesër e i secilës gjeneratë.
Mirënjohës përjetë kontributit të tij për sportin dhe për Kosovën përgjithësisht!