Haradinaj kujton Haxhi Zekën e Shaban Polluzhën: Ishin frymëzim për shqiptarët e veçanërisht për brezin e UÇK-së
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot përkujtoi Shaban Polluzhën e Haxhi Zekën me rastin e përvjetorit të rënies së tyre.
Haradinaj tha se të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre fisnike për emancipim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit.
Tutje kreu i AAK-së u shpreh se edhe pse nuk kishin përkrahjen e duhur ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre nuk e dhanë rezultatin e pritur, ata mbetën frymëzim për shqiptarët e veçanërisht për brezin e UÇK-së, që realizoi një pjesë të madhe të ëndrrës së tyre.
‘Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt. Lavdi!’, shkroi Haradinaj në Facebook.