Haradinaj kujton heroin Abedin Rexha: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Prishtinë | 08 Tet 2024 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Abedin Rexha në përvjetorin e rënies. 

Haradinaj ka thënë se ishin bashkë me Abedin Rexhën në betejën e Qafë Mullarit. 

“Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si një luftëtar të madh, trim e i vendosur dhe njëri prej emrave të mëdhenj të lirisë së Kosovës.

I paharruar kujtimi për të!”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme