Haradinaj kujton heroin Shejh Myhedin Shehu: Sakrifica e tij për të drejtën shqiptare, është frymëzim për ne

Prishtinë | 21 Kor 2023 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Shejh Myhedin Shehu në përvjetorin e rënies. 

Haradinaj ka thënë se sakrifica e tij për të drejtën shqiptare, është frymëzim për ne.

“Në përvjetorin e rënies, kujtojmë njërin prej personaliteteve më të shquar të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, Heroin e Kosovës Shejh Myhedin Shehu. Sakrifica e tij për të drejtën shqiptare vazhdon të jetë frymëzim edhe sot”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka kujtuar me respekt angazhimin e tij në etapa të ndryshme. 

“Në këtë përvjetor të flijimit të tij dhe të dhjetëra qytetarëve të pafajshëm të Rahovecit, kujtojmë me respekt angazhimin e tij në etapa të ndryshme, që populli i Kosovës të jetojë i lirë, me besim e dinjitet”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme