Haradinaj kujton komandantin Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarët e tij në 27-vjetorin e rënies

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 27-vjetorin e rënies komandatin Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarët e tij.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Ilaz Kodra ishte dnër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare.

Sipas Haradinajt, më 30 prill 1999, Kodra dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Dje i kujtuam me respekt dëshmorët Jakub Demaliaj e Bilall Mazrekaj, ndërsa sot përulemi me nderim para sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 27-vjetorin e përjetësisë.

Komandant Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare, frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit. Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur ra heroikisht Luani dhe u plagos Rafet Rama.

Më 30 prill 1999, ai dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme komandant Ilaz Kodrës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Të ngjashme