Policia e Kosovës ka arrestuar një grua të dyshuar në Mitrovicë të Jugut pasi e njëjta ka therë me thikë një burrë.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë jugu. 29.04.2026-15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.