Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e masakrës në Poklek të 22 vjetorit të tyre.
Ai tha se edhe pse kanë kaluar 22 vite nga kjo masakër gjurmët për këtë mizori ende janë të freskëta.
“Edhe pse drejtësia heshti, nuk u zbehën kujtimet e as nuk u shua malli për ata që fëmijëria e tyre u rrëmbye nga barbarët! Me dhembje në zemër, duke e ditur se drejtësia ende nuk është vendosur, njëzetedy vite pas Masakrës në Paklek të Vjetër, kur gjurmët e gjakut në bodrumin e Fadil Muqollit ende janë të freskëta, kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën tonë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.