Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të rënët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” në 24-vjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se ata kanë rënë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë.
“Në Gllogjan dhe Kodrali, në nderim dhe respekt për Batalionin Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe 16 trimave të kësaj njësie që dhanë jetën para 24 vitesh, të udhëhequr nga Komandanti Avdyl Mushkolaj. Ata ranë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Në Gllogjan dhe Kodrali, në nderim dhe respekt për Batalionin Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe 16 trimave të kësaj njësie që dhanë jetën para 24 vitesh, të udhëhequr nga Komandanti Avdyl Mushkolaj. Ata ranë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë. Krenohemi me gardistët, betejën dhe trimërinë e tyre të treguar! Vepra e heronjve të rënë për lirinë e atdheut do të mbetet gjithmonë në kujtesën historike dhe të brezave që vijnë!
Lavdi!