Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Serbia i dekoroi kriminelët që dyshohet se i vranë ata

Prishtinë | 08 Kor 2024 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, shtetas amerikanë, që u arrestuan në vitin 1999 në Serbi. Ata u patën liruar nga burgu pasi u dënuan dhe më pas u vranë.

Haradinaj tha se Agron, Yll e Mehmeti Bytyqi kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar UÇK-së.

Postimi i tij:

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në momentet më vendimtare për Atdheun.

Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi.

Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”.

Shpirti human, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre, do të përkujtohen gjithmonë!

Të ngjashme