Haradinaj kundërshton arrestimin e ushtarit serb të FSK-së në Konçul

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 15:14 | Nga

Dje nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul është arrestuar ushtari i FSK-së, me përkatësi serbe Milosh Shoshiq.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar arrestimin e Shoshiqit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se qeveria do t’i qëndrojë pranë familjes së pjesëtarit të FSK-së, Milosh Shoshiq.

“Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul. Për këtë veprim shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë nderkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shoshiq”.

Të ngjashme