Haradinaj: Kurti e “Sfeklla” me veprimet në veri po mundohen ta kompensojnë deficitin patriotik

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 17:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit, të cilat sipas tij bëhen që kryeministri Kurti ta fshehë deficitin patriotik dhe agjenten e tij të dyshimtë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka kritikuar rëndë këto veprime, duke thënë se nuk ka asnjë vend në botë që ministri i Punëve të Brendshme shkon dhe e shikon urën duke u lyer, pasi që sipas tij “ai nuk është moler” dhe të gjitha këto “skenare” janë për ta mashtruar popullin.

“Mos e harroni një fakt, Vojsallav Koshtunica është profesor i Kushtetueses. Kështu ai duke qenë profesor dhe president i Serbisë ka nënshkruar faljen vetëm për një shqiptar, për zotrinë Albin Kurti. Koshtunica si profesor i Kushtetueses, bukur vështirë me besuar që e ka nënshkruar lëndën për Kurtin pa materien e nevojshme. Edhe unë i shoh këto të ndërlidhura dhe pasojat në vazhdimësi”.

“Po i vuajmë pasojat në vazhdimësi. Të gjitha punët që thuhet që Kurti i ka bërë në veri, ato as nuk ishin përmendur, ato ishin përfunduar pa asnjë incident dhe asnjë përkeqësim të marrëdhënieve me aleatët tanë. Të gjitha këto i bënë me e fsheh deficitin patriotik dhe agjenten e tij të dyshimtë. Nuk do të kishte fitore më të madhe se Kosova të ishte anëtarë e NATO-s sot dhe s’do të guxonte askush në veri me u lazdrua. Ky jo vetëm që na ka largu prej NATO-s por në ka vënë në sanksione”.

“Për mua e ka fshehë deficitin patriotik se nuk i ka falë nëna kurrë në jetën e tyre trima, kur ka qenë koha asnjëri prej tyre nuk ka luftuar. Albini nuk ka luftuar, Sveçla nuk ka luftuar, Zyba është fshehur”.

Sot janë në Kosovë me këta filma qe po i bëjnë, njëkohësisht na ka përkeqësuar marrëdhëniet me ata që janë garanci për vendin tonë. Besoj që ky popull din me lexua dhe din m’i lexua mashtrimet e tyre me foto, shkojnë me ly urën, ministri rrinë aty ne këmbë. Gjema një vend që shkon ministri dhe sheh duke lyer një urë, ai moler në është. Shkojnë pinë kafe me 30 policë, shkojnë me bë video. Këto skenarë që po i bëjnë, i ka lexuar Amerika, ata nuk ju besojnë. Unë e kisha hap urën para dy-tre viteve”, shtoi Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme