Haradinaj: Kurti po rrezikon partneritetin me ShBA-në, t’a mohojë deklaratën për marrëveshjen e Washingtonit

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit s’ka vlerë juridike.

Haradinaj ka thënë se nëse Albin Kurti nuk e përgënjshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, atëherë merr përgjegjësinë për rrezikimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë! Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën”.

Kreu i AAK-së thotë se një gjë të tillë s’mund ta bëjë askush.

“Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!”, ka përfunduar Haradinaj.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/kryeziu-marreveshja-e-washington-ska-vlere-jurdike-qeveria-e-perkushtuar-per-ceshtjen-e-te-pagjeturve/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme