Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se lideri i VV-së, Albin Kurti sot do duhej të reflektonte e të ndryshonte kandidatin e saj për kryeparlamentar, raporton Ekonomia Online.
”Duket një deja vu. Derisa nuk ka një marrëveshje mbetet e njëjta”.
”Tash nuk bëhet llaf më për pushtet, flasim për partinë që ka dalë e para në zgjedhje. Është antikushtetues ndryshimi i mënyrës së votimit gjatë vazhdimit të seancës”.
”Është ofertë e mirë dhe zotri Kurti sot ish dashtë me reflektu [ ta ndërrojë kandidatin]”.
“Përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje, mbetet e njëjta. Unë shpresoj që do të kemi kohë ta propozojmë kandidatin, jemi thirrur ne për Shqiponjën ose Bogojevicin. Jemi të gatshëm që t’ia japim votën, e kemi ofruar në kuptimin edhe si opozitar, këtë favor mendoj që është i mjaftueshëm.”
