Mreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar PDK-në pse po janë kundër Fondit të Ushtrisë.
Haradinaj ka thënë se nëse kanë problem me kryeministrin Albin Kurti, ka tjera tema për ta sulmuar atë. Madje, sipas Ish-kryeministrit, Kurti “i ka humbur rruga n’oborr”.
‘Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin. A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kanë problemin me Albin Kurtin?! Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kreu i Aleancës ka theksuar se pa ushtri nuk ka shtet.
“Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”, ka shkruar Haradinaj.