Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media ka demantuar lajmin se është duke komunikuar me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.
Derisa thotë se projekti që paraqet Albin Kurtit është mashtrim, kurse potencoi ai se nuk do të refuzonte nëse Isa Mustafa do ta thërriste për takim.
“Nuk kemi komunikim për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen. Projekti qeparaqet Kurti është mashtrim në kohë sepse bindja e tij nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu. Ani pse ka vendosur qytetari, ne do të mbesin në opozitë”, tha ai.
“Nuk jam takuar me Isa Mustafën, por nëse do të më kërkonte do të shkoja nuk do të refuzoja për takim dhe konsultë”.
“Është e dhimbshme të shkoj vendi në zgjedhje. Nuk është mënyra më e mira për pritje. Si do të jetë epilogu i kësaj që po bën Kurti, por e respektoj. Zvogëlimi i numrit të ministrive është hap i mirë”.
Haradinaj ka folur edhe për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, për të cilën thotë ai se nuk ndërlidhet me taksën 100%.
Siç thotë ai, kjo marrëveshje është biznes, me këtë rast mund të njihet pasaporta e Kosovës, por është herët te flitet për këtë çështje.
“Kjo marrëveshje heq taksën është deklaruar por çdo linjë ajrore ka taksa obligueshme. Në letrën e qëllimit që e tregon pala e Kosovës nuk vendosim taksa shtesë përveç ato që i ka aeroporti dhe kjo nuk ka të bëjë me taksën 100%, nuk ndërlidhet”.
“Është gjuhë e biznesit që përdoret për fluturim nga një vend në tjetrin nuk e rikthen Pavarësinë e Kosovës. Kjo linja ajrore e implikon më shumë”.
“Mund të njihet pasaporta e Kosovës, por është herët të flitet për këtë. Nga ajo që shoh unë shoh hapur mundësinë që të ndodhë një avancim”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Haradinaj ka njoftuar se Qeveria ka rritë buxhetin për institucionet e sigurisë, raporton EO.
“Plani dhjetëvjeçar të përbërjes së ushtrisë së Kosovës, është duke shkuar në mënyrë të mirë”.
“Do t’i marrim përsipër të gjitha obligimet që na dalin. Kemi rritë buxhetin për institucionet e sigurisë”, u shpreh ai.