Haradinaj: Liria e medias është themeli i demokracisë, sulmet janë të papranueshme

| 03 Shk 2025 | 21:51 | Nga

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj mediave në tubimet zgjedhore, veçanërisht nga përkrahësit e Vetëvendosjes.

Ai ka theksuar se ushtrimi i profesionit të gazetarëve duhet të jetë i lirë dhe i papenguar, duke shtuar se asnjë individ nuk ka të drejtë të ushtrojë presion mbi gazetarët.

Haradinaj ka deklaruar se ka qenë dhe mbetet i angazhuar për lirinë e shprehjes dhe transparencën, duke theksuar rëndësinë e lirisë mediatike për Kosovën.

Të ngjashme