Kryeministri Ramush Haradinaj tha se marrëveshja me Serbinë nuk guxon të përfshijë lëvizjen e kufijve të Kosovës.
“Mua më vjen keq që Kuvendi po ec pas proceseve, sepse unë ka kohë që ju kam dhënë mundësi për këtë rezolutë, për të cilën është kërkuar seanca. Marrëveshja nuk guxon ta përfshijë lëvizjen e kufijve të Kosovës. Unë do t’i jap përkrahje ruajtjeS së sovranitetit të vendit”, theksoi Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Ndërkaq, lidhur me takimin e sotëm me ambasadorin Greg Delawie, ai tha se arsye e vetme ka qenë dekorata, derisa shtoi se Amerika ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me korrigjimin e territoreve.
“Me ambasadorin Delawie flasim vazhdimisht për tema të ndryshme E vetmja arsye ishte dekorata. Ne kemi takime pune të rregullta javore dhe i bisedojmë të gjitha temat. Me Amerikën punojmë dhe bashkëpunojmë hapur. Amerika ka një qëndrim që na ka komunikuar me kohë dhe Amerika pret një marrëveshje që do të siguronte njohjen e Serbisë për Kosovën”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Këto komente i ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e Task Forcës për pastrimin e ambientit në Kosovë.