Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të vendohet drejtësi sa më parë për kryesit e krimeve ndaj shqiptarëve në luftën e fundit.
“Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik”, është shprehur ai përmes Facebook.
“Drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor”.