Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për herë të dytë brenda javës do të mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Zyra e kryeministrit, njofton se në këtë mbledhje do të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Mbledhja do të mbahet në orën 11:30, dhe më pas pritet të ketë konferencë për medie.