Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka mbledhur ministrat për mbledhjen e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Në rend të ditës janë katër pika: Aprovimi i procesverbaleve të disa prej mbledhjeve të kaluara; Shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore; Shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe Shqyrtimi i propozim-vendimit për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit.
Haradinaj pas dorëheqjes së tij i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese nëse ka të drejtë të thërrasë mbledhje por përgjigja nga Kushtetuesja kishte qenë se çështjet e ngritura nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të kësaj gjykate.
LEXONI EDHE: