Haradinaj me bashkëpunëtorë ishte sot për ecje në bjeshkët perëndimore të Kosovës

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar këtë të diel për të bërë ecje në bjeshkët e Vrellës së Istogut.

“Sot në bjeshkët e Vrellës, te Lugu i Butë pata kënaqësinë të pres kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Bashkë me miq të tjerë, studentë, e pasionues të ecjes kaluam një ditë të bukur vikendi”, ka shkruar në Facebook deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, përcjell Klan Kosova.

“Kryeministri si zakonisht ishte i mahnitur nga bukuritë natyrore që kemi në Istog dhe do na ndihmojë në disa projekte madhore”.

Dreshaj ka thënë se së shpejti pritet që rrugët për bjeshkët e Istogut të fillojnë të asfaltohen.

“Dhe iu them me bindje se në një të ardhme të afërt Istogu me bukuritë e saj do jetë vendi më atraktiv për turizëm”.
   

 

Të ngjashme