Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se pavarësisht mendimeve ndryshe në raport me votimet në Kuvendin e Kosovës, për Platformën dhe Ligjin për Dialogun, Kosova është më e gatshme për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.
“Sot parlamenti kreu disa punë me rëndësi votoi ligjin për kompetencat e delegacionit dhe platformën me një shumicë të plotë. Mendoj që Kosova është më e gatshme më e përgatitur për dialogun Kosovë Serbi. Me pas mendime ndryshe është e shëndetësinë në demokraci”, tha Haradinaj në hollin e Kuvendit.
Sipas Haradinajt, opozita që e lëshoi sallën do të ishte më mirë të qëndronte për diskutimet e këtyre dy projektligjeve.
Sa i përket formimit të kuorumit, Haradinaj tha se KQZ-ja ende nuk ka certifikuar një deputet.
“Për shkak të KQZ-së na ka mungon një deputet dhe kemi një deputet jashtë vendit dhe kryetari Veseli të hënën ka qenë jahte vendit. Ishte pak vështirë me e siguruar kuorumin e nevojshëm. Edhe PDK sot e ka dhënë provimin në mënyrë të duhur. Kanë qenë prezentë dhe e kanë përkrahë ligjin dhe dialogun. Ne jemi seriozë sa i përket obligimeve. Kosova e ka vërtet që është e konsoliduar për dialog”, tha Haradinaj, raporton EO.