Haradinaj-Metës: Jam i gatshëm të bashkëpunojmë për interesin kombëtar

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 14:21 | Nga

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Ilir Metën në marrjen e detyrës si President i Shqipërisë.

Haradinaj ka shtuar se pret nga Meta ndihmë të pakursyer për Kosovën.

Ky është urimi i plotë i Haradinajt:

I nderuar z President, Ilir Meta,

Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.

Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Ju priftë e mbara!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme