Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar idenë për formimin e Mini-shengenit.
Ai këtë platformë e ka quajtur të dëmshëm për Kosovën, duke thënë se përmes tij do të shtohet ndikimi rus dhe kinez në Ballkan, raporton EkonomiaOnline.
“Mini-shengeni për të cilin po na fton Vuçiqi, Edi Rama, por edhe Zaevi është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan, nuk është interes i Kosovës as Evropës. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha proceset në Beograd. A ka interes Kosova natyrisht që s’ka. Liberalizmi koncept tjetër. Minishengeni ka një interes zgjerimin e influencës ruse kineze në Beograd”, tha ai.
Ai edhe njëherë ka premtuar se procesi i liberalizimit të vizave do të përmbyllet gjatë këtij muaji.
“Jemi në punë, gjatë këtij muaji ne përmbyllim një proces të rëndësishme për viza. Liberalizimi është proces multirerateral ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, tha ai.
Këto komente kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i bëri pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini.