Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media ka thënë se të gjitha vendimet që ai i pati marrë për shkarkime të ministrave kanë qenë politike. Ai nuk i komenton vendimet e partive të tjera për shkarkim, raporton EkonomiaOnline.
“Sot kam liruar nga detyra ministrin Beqaj, ai vetë sjelli dorëheqjen dhe nuk e kam liruar zv.ministrin Çeku. Qeveria deri tash ka ndërrua 6 ministra. I kam shkarkua edhe dy zv.ministra të Aleancës. Disa janë vendime politike të pastra e disa janë si raste të mohimeve të krimeve. Asnjë veprim i imi nuk lidhet me ndonjë veprim tjetër. Këto aktakuza që janë dalë dje nuk janë të reja janë qe 1 vit. Çdo parti i ka arsyet e veta, nuk i komentoj vendimet e tyre”, tha Haradinaj.
Haradinaj foli edhe për Samitin e Parisit.
Tha se nëse llogaritjet shkojnë mirë Samiti do mbahet, derisa shtoi se Kosova i ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë takim.
“Nëse llogaritjet shkojnë mirë me siguri që do mbahet nëse përgatitjet s’janë krye mund të shtyhet, por në Kosovë është gjendja e mirë dhe jemi përgatitë mjaftueshëm”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardainaj ka komentuar shkarkim e këshilltarit politik të presidentit Hashim Thaçi nën dyshimin se ka qenë pjesëtar i BIA-së.
Haradinaj ka thënë gjithashtu se kanë informacione të ndryshme por presin verifikim e tyre për të vepruar.
“Lidhur më këshilltarin e Presidentit janë institucionet që mirën më to. Ne e ndjekim një procedurë para se me kalua në publik. Ne nuk mund të thërrasim Këshillin e Sigurisë vetëm pse dikush e ka dhënë një lajm. Ne i kemi ndjek ato procedura dhe kaq mund të them. Informatat në këtë rast munden më ardh nga çdo kush dhe ne nuk mund të marrim veprime me kohë por mundemi me veprua dhe me verifikua atë informacion. Pastaj e konstatojmë nëse është rrezikua siguria kombëtare”, ka thënë Haradinaj.