Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi u dogj gjeneratori në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës. Ai tha se ministrat, kryeministri dhe ministritë kanë agregatë, “bile edhe më ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë”.
Haradinaj tha se “çka të bëjnë ata që s’kanë agregatë, e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër”.
Ai tha se po vazhdon “vala 58 e shitjes së pronës publike”.
“Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon! Këta pos që po i hajnë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!”, ka shkruar ai në Facebook, ndërsa ka shpërndarë videon e Ekonomia Online ku shihet gjeneratori duke u djegur.